Topojan, banorët e kthyer në letër

03/12/2012 00:00

Rishpërndarja e mandateve për zgjedhjet e vitit 2013 ka ndezur një përplasje të fortë politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas shifrave zyrtare te ofruara nga Drejtoria e Gjendjes Civile ne Ministrine e Brendshme qarku Berat dhe ai Korçë humbin nga nje mandat per shkak te renjes se numrit te popullsise ndërsa Kukësi që deri pak kohë më parë gjendej në të njëjtën situate, me shifrat e fundit ruan mandatin e saj te katert per shkak te banoreve te kthyer per te jetuar serisht ne kete zone sic lexohet ne shifrat zyrtare te ofruara.

Por ndryshe nga realiteti i ofruar ne letra terreni tregon nje tjeter gje. Topojani qe zyrtarisht rezulton si komuna ku jane kthyer me shume banore plot 166, ne terren eshte braktisur ne mase te madhe e po braktiset cdo dite nga banoret e saj , kjo per shkak te veshtiresive te shumta si pasoje e pozicionit gjeografik apo nga mos kujdesja ndaj fshatrave te kesaj zone. Edhe shume banore te mbetur kerkojne te largohen per zona te tjera, nderkohe qe ata vete e quajne te pamundur kthimin e te banoreve qe kane zbritur vite me pare prane qyteteve sic lexohet nga letrat.

Per me shume sot ne mbremje reportazhi i radhes i ciklit ‘Shqiperia Tjeter’ me gazetar Marin Memen do te sjelle te vertetat e Topojanit dhe jetes se banoreve ne fshatrat e kesaj komune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB