“Unë nuk jam Tito (Vilanova). Unë ta këpus kokën!” Këto janë fjalët e German “Mono” Burgos të drejtuara për Jose Mourinho gjatë derbit Real Madrid-Atletico Madrid.
Sipas ‘El Mundo’, në minutën e 28 të pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-0 për Realin, Burgos iu drejtua stolit të skuadrës “merengues” aspak i kënaqur. Mendohet se debati ka nisur për presionin e vazhdueshëm që po bënin trajnerët ndaj arbitrit të katërt.
Edhe pse ndihmësi i Mourinho, Aitor Karanka, theksoi se nuk kishte ndodhur asgjë e rëndësishme, Burgos nuk ka qenë i kënaqur me sjelljen e Mourinho dhe me gjeste i ka bërë të ditur se po e vëzhgonte me kujdes.
Burgos përmendi trajneri aktual të Barcelonës, Tito Vilanova, të cilit sezonin e kaluar Mourinho i futi gishtin në sy gjatë një momenti të nxehtë të ndeshjes Barcelona-Real Madrid.
Top Channel