Mourinho do të largohet nga Real Madrid

03/12/2012 11:45

Jose Mourinho nuk do të jetë trajneri i Real Madrid në sezonin e ardhshëm. Lajmin e bën të ditur gazeta sportive ‘Marca’, e afërt me klubin madrilen.

Trajneri portugez dhe drejtuesit madrilenë do të merren vesh mbi një largim me kompromis kur të mbarojë sezoni aktual.

Mourinho dhe presidenti Florentino Perez janë në një mendje se cikli i teknikut tek Reali ka përfunduar. Florentino mendon se Mourinho ka gabuar me disa vendime dhe deklarata gjatë këtij kampionati: çështja Sergio Ramos, lufta me trajnerin e Real Madrid B dhe sfida ndaj tifozëve.

E sigurtë është që do të nisin tani bisedimet për largimin në qershor sepse vendimi është marrë: në fund të sezonit përfundon cikli i Mourinho në krye të Real Madrid.

Top Channel