Milan, 9 shitje për Balotellin

03/12/2012 11:25

Milani ka një plan për të sjellë në Milanello sulmuesin Mario Balotelli. Në listën e shpenzimeve të Adriano Galliani, vendi i parë është zënë nga sulmuesi i Manchester City, por para se të nisin tratativat me klubin anglez, kuqezinjtë duhet të fitojnë para me anë të shitjeve.

Emrat e lojtarëve gati për tu larguar nga skuadra e Massimiliano Allegri janë: të rinjtë Gabriel, Valoti, Carmona dhe Strasser (do të jepen borxh); Didac Vilà, Mesbah, Traorè, Flamini dhe Acerbi (do të shiten).

Për të marrë Balotellin do të jetë e vështirë pasi anglezët nuk duan ta “falin” edhe pse dëshira e sulmuesit për tu kthyer në Itali është e madhe.

Paratë për blerjen e SuperMarios mund të vijnë nga kalimi i turnit në Ligën e Kampioneve (objektiv i arritur) dhe nga vullneti i presidentit Silvio Berlusconi.

Top Channel