Halimi: Korrupsioni, sfida jonë

03/12/2012 00:00

Ministria i Drejtësisë, Eduard Halimi mori pjesë në përurimin e godinës së Gjykatës së Pogradecit, nga ku tha se lufta ndaj korrupsionit mbetet një prioritet i dikasterit që ai drejton dhe KLD-së.

“Në sistemin gjyqësor ka korrupsion. Korrupsioni në sistemin gjyqësor vazhdon të jetë një sfidë për të gjithë faktorët, për vetë sistemin, KLD-në dhe Ministrinë e Drejtësisë”, deklaroi ministri Halimi.

Gjykata e Pogradecit u rikonstruktua nga një fond prej 500 mijë eurosh me ndihmën e USAID-it. Henry Jardine, i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, në fjalën e tij tha: “Gjykata e mëparshme nuk kishte hapësirën dhe kushtet e nevojshme për zhvillimin normal të proceseve gjyqësore. Gjykata e rinovuar që shohim sot, është rezultat i një pune shumë të madhe. Ju përgëzoj për këtë arritje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB