Gattuso ndëshkon kundërshtarin me të verdhë

03/12/2012 00:00

Edhe në Zvicër Gennaro Gattuso tregon shpirtin e garës dhe karakterin prej fituesi që e karakterizonte edhe gjatë kohës kur luante me Milanin.

Ish-mesfushori i kuqezinjve dhe i kombëtares italiane, u bë protagonist i një episodi në takimin mes Young Boys dhe Sionit të tij në kampionatin e më të mirëve në Zvicër.

Në minutën e 82 të takimit, një futbollist kundërshtar ndërhyn ashpër me taka ngritur ndaj një shoku skuadre të Gattuso-s. Gjyqtari fërshëllen për faull dhe në moment afrohet pranë lojtarit me kartonin e verdhë në dorë, por nuk e ngre atë lart, në pritje për t’u ngritur në këmbë futbollisti që do ndëshkohej.

Ai që ka qenë i paduruar në këtë mes është mesfushori italian, që i rrëmben gjyqtarit nga dora kartonin e verdhë dhe ndëshkon kundërshtarin e tij.

Rino i shpëtoi gjestit të tij pa pësuar asnjë ndëshkim, përkundrazi më shumë i shërbeu gjyqtarit të takimit, NIkolaj Hanni për ta shoqëruar atë me një buzëqeshje.

Top Channel