Ernesto Valverde, trajneri i ri i Valencias

03/12/2012 15:00

Ernesto Valverde do të jetë trajneri i ri i Valencias deri në 30 qershor të vitit 2013. Lajmin e ka bërë të ditur klubi spanjoll me anë të një komunikate për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të internetit.

Tekniku do të prezantohet sot në orën 20:45. Valverde do të udhëtojë me skuadrën në Lillë të Francës ku Valencia do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

Por Valverde nuk do të jetë në pankinë dhe do e nisë eksperiencën e tij si trajner i Valencias në fundjavë.

Ernesto Valverde ka drejtuar në Spanjë skuadra si Athletic Bilbao, Espanyol dhe Villarreal. Gjithashtu ka qenë trajner i Olympiakos në Greqi.

Top Channel