Wesley Sneijder duket se është përfundimisht drejt largimit nga Interi, pasi në takimin e mbajtur mesditën e së hënës, midis klubit dhe agjentit të tij nuk u arrit asnjë marrëveshje konkrete.
Interi këmbënguli që holandezi, i cili ka kontratë për dy vjet me një pagë prej gjashtë milionë eurosh, të pranonte që të zgjaste marrëveshjen me një vit, duke bërë që këtë shumë parash ta përfitonte në tre vjet (pra reduktim në 4 mln euro sezoni).
Megjithatë, duke komentuar situatën aktuale, në të cilën holandezi është lënë për disa ndeshje radhazi jashtë formacionit dhe ofertën aspak tërheqëse, ai u shpreh se nuk “ka asnjë arsye” që Sneijder të firmosë marrëveshjen e re.
Duke analizuar këtë situatë, “La Gazzetta dello Sport” komentoi ditën e hënë se tashmë largimi i mesfushorit është praktikisht i sigurt dhe se për 28-vjeçarin, po negociohet një ofertë që ka mbërritur nga jashtë.
Top Channel