Spanjë, Barça-Real me “hap të njëjtë”

02/12/2012 08:50

Barcelona dhe Reali i Madridit ruajtën të pandryshuar diferencën në renditje midis tyre, pasi secili prej dy gjigantëve spanjollë fitoi në ndeshjet e javës së 14 të Primera Division.

Në takimin e luajtur më herët, katalanasit vazhduan serinë e pabesueshme të 13 fitoreve në 14 ndeshje (barazimi i vetëm në klasiken me Realin), në dëm të Athletic Bilbaos, të mposhtur me rezultatin 5-1.

Dy herë Messi, Adriano, Pique dhe Fabregas ishin autorët e golave për ekipin e Vilanovës.

Me këtë fitoren, katalanasit regjistruan edhe fillimin më të mirë të kampionatit për çdo skuadër në historinë e Primera Division, duke thyer rekordin që mbante Reali i sezonit 1991-92.

Ndërkohë, në ndeshjen më të rëndësishme të javës, në derbin e Madridit, Reali tregoi se është superior, pavarësisht renditjes që sheh aktualisht si ndjekësin më të afërt të kryesuesve Atleticon. Ishin golat e Ronaldos dhe Ozil, nga një në secilën pjesë, ata që bënë diferencën në këtë takim.

Në takimet e tjera të luajtura të shtunën, spikat humbja 2-5 e Valencias në shtëpi ndaj Sociadad.

Kjo disfatë solli edhe shkarkimin e trajnerit Pellegrini. Tradicionalisht forca e tretë e kampionatit spanjoll në dy dekadat e fundit, Valencia është bërë protagoniste e një starti shumë të keq të kampionatit, ku pozicionohet vetëm në vendin e 12.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA