Pas denoncimit të gjendjes së mjerueshme në monumentin e pesë heronjve të Vigut, pjesë të të cilit po shiten për skrap, deputetet e Partisë Socialiste kanë vazhduar të denoncojnë gjendjen e mjerueshme, në të cilën ndodhen monumentet e patriotëve në Shkodër, që dhanë jetën për kombin.
Ky është monumenti kushtuar Cerciz Topullit, i vrarë në Shkodër. Siç shihet nga pamjet, këtu ka mbetur vetëm një shkëmb pa emër dhe pa datë. Gjithashtu edhe te busti i Pashko Vasës nuk ka as emër dhe as datë, teksa busti ka filluar të tjetërsohet nga dëmtimet.
Deputeti i PS-së, Astrit Beci, është shprehur se është e papranueshme kjo situatë dhe është një papërgjegjshmëri e qeverisjes.
Hedhja e mbeturinave të qytetit te varrezat e dëshmorëve të Shkodrës, nga njëra anë, dhe dëmtimi e lënia në mëshirë të fatit e busteve të patriotëve, në sheshet e qytetit, e bëjnë Shkodrën një nga qytetet e rralla ku, në vend që të nderohen, poshtërohen ata që dhanë jetën për kombin.
Top Channel