Korçë, arrestohet gjobvënësi

02/12/2012 11:05

Një 23-vjeçar u arrestua nga policia e Rrethit Korçë pasi tentoi të zhvaste nëpërmjet kanosjes të paktën një biznesmen.

Lajmi u raportua të dielën nga burimet zyrtare.

Bernard Xhialli, banues në fshatin Belorta, tentoi t’i vendoste një gjobë biznesmenit L.M., duke kërkuar që te përvetësonte shumën prej 5 mijë eurosh nëpërmjet kërcënimit dhe forcës.

Pas informatave të marra në rrugë operative, forcat e rendit bënë të mundur prangosjen e të riut, të cilit iu gjetën në cilësinë e provës materiale tetë telefonë celularë dhe 18 karta SIM.

Arrestimi i gjobëvënsit iu realizua pas bashkëpunimit të forcave të rendit, me krimet e rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA