Serie A, Fiorentina, fitore me aromë mbijetese ndaj Cremoneses
Lazio ka arritur të marrë një rezultat pozitiv përballë Parmës, edhe pse me mungesa të shumta. Skuadra kryeqytetase arrin të fitojë lehtësisht përballjen me Parmën, duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve në klasifikim, 6 më pak se Juventus.
Në “Olimpico”, bardhekaltrit i falen golave të Biava-s dhe Klose-s, respektivisht në minutat e 25-të dhe të 34-t. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Parma ngushton diferencën me Belfodil, i cili në dy kohë shndërron në gol një 11-metërsh, që në goditjen e parë u prit nga Bizarri.
Edhe Interi merr një fitore në “San Siro” përballë Palermos, një sukses i vështirë për skuadrën e Stramaccioni-t. Edhe pse jo në një ditë të mirë, zikaltrit kalojnë në avantazh në minutën e 74-t, pas një autogolit të Garsia-s. Me këtë fitore, ata çojnë në 4 pikë diferencën me kreun e klasifikimit.
Napoli, nga ana tjetër, i përgjigjet Juventus-it dhe fiton 5-1 me Pescara-n. Skuadra e Mazzarri-t e fillon me vrull ndeshjen, pasi kalon në avantazh në minutën e 9-të me Inler, ndërsa Hamsik dyfishon në minutën e 15-të. Pescara rrit disi nivelin e lojës dhe ngushton diferencën me Bjarnason, në minutën e 18-të, por Bocchetti provokon një 11-metërsh dhe del me kartonin e kuq.
Cavani çon shifrat në 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas shënon golin e katërt, për t’i lënë radhën Inler-it që të vulosë shifrat në 5-1.
Top Channel