Shorti për Kupën e Konfederatave

01/12/2012 21:40

Brazil, Meksikë, Japoni dhe Itali është grupi i ferrit i Kupës së Konfederatave që do të zhvillohet qershorin e ardhshëm në Brazil, shteti që në 2014 do të organizojë dhe Kupën e Botës.

Shorti i hedhur në San Paolo ka vendosur përballë nënkampionëve europian, vendin organizator, Meksikën dhe kampionët e Azisë që drejtohet nga italiani Alberto Zakeroni.

Në grupi B do të ndeshen, kampionia e botës Spanja, Uruguaj, Tahiti dhe kombëtarja që në shkurtin e ardhshëm do të ngrejë trofeun e kampiones së Afrikës.  

Ky turne që i paraprin Kupës së Botës do të zhvillohet në 6 qytete të Brazilit, ndërkohë që ndeshja finale do të luhet në Marakanà.  

Brazil- Japoni do të jetë sfida e parë e këtij aktiviteti që do të startojë me 15 qershor dhe do të mbyllet me 30 qershor të vitit 2013.

Top Channel