Serie A, Fiorentina, fitore me aromë mbijetese ndaj Cremoneses
Pas ndeshjes hapëse të së premtes mes Katanias dhe Milanit, e përfunduar 3-1 për kuqezinjtë, kjo javë e Serisë A vijon me derbin e shumëmunguar të Piemontes, Juventus-Torino.
Sigurisht nuk bëhet fjalë për rivalitetin e viteve 1970, por sërish një derbi mbetet derbi, ndaj në përplasjen e parë në “Juventus Stadium” dy skuadrat premtojnë spektakël. Bardhezinjtë do të luajnë me mendjen nga Ukraina, ku të mërkurën do të vizitojnë Donetskin për të vendosur fatin e tyre në Ligën e Kampioneve, ndërsa skuadra “Granada” është e përqendruar në maksimum për të marrë një rezultat pozitiv ndaj kryesuesve.
Juventinët shihen si superfavoritë megjithatë, miqtë e Torinos, të ardhur këtë sezon në Serinë A, pas vitesh lundrimi në kategorinë inferiore, kanë treguar se dinë të vendosin në vështirësi ato që quhet “skuadra të mëdha të Serisë A”.
Top Channel