Conte, prokurori kërkon zgjatjen e dënimit

01/12/2012 02:50

Prokuroria e Kremonës ka kërkuar një zgjatje prej 6 muajsh për 33 të akuzuarit e bastvënieve të jashtëligjshme, të përmendur në regjistrin e majit të kaluar.

Mes tyre janë edhe trajneri i Juventus, Antonio Conte, si dhe mbrojtësi i bardhezinjve, Leonardo Bonucci.

Në lidhje me kërkesën për zgjatje të dënimit, të motivuar nga nevoja për të dëgjuar tekstet e të pandehurve të rëndësishëm në këtë hetim ende në faza evolutive, duhet të vendosë gjykatësi Guido Salvini, ndërkohë që palët mund të kundërshtojnë.

Antonio Conte u bë pjesë e regjistrit të të akuzuarve më 3 maj të këtij viti, së bashku me Salvatore Criscito. Nga sa është mësuar, kohët e fundit janë regjistruar të tjerë persona, të cilët nuk varen nga ardhja në Itali e Almir Gegic, i arrestuar të hënën e kaluar, pas 18 muajsh në arrati.

Përveç Conte-s dhe Bonucci-t, në listën e 33 të akuzuarve figurojnë, mes të tjerëve, Mauri, Criscito, Sculli, Vieri, Kaladze, Mezzaroma dhe Perinetti.

Top Channel