Serie A, Fiorentina, fitore me aromë mbijetese ndaj Cremoneses
Superndeshja e kësaj jave e Bundesligës gjermane, ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit, përfundoi në barazim 1-1.
Dy golat të shënuar në pjesën e dytë të takimit, fillimisht nga Kros për bavarezët e më pas nga Getze për verdhezintjë, u dhanë nga një pikë dy skuadrave që po dominojnë futbollit gjerman vitet e fundit.
Pjesa e parë e takimit përfundoi 0-0, me një lojë të balancuar, por me një Bajern më këmbëngulës, ndërsa Dortmund u përpoq disa herë me kundërzbritjet e shpejta. Rasti më i pastër për miqtë u regjistrua në minutat e para të takimit, kur një gafë e portierit Nojer nuk u shfrytëzua si duhet nga lojtarët e Dortmundit.
Në minutat e fundit, Bajerni iu afrua disa herë golit të avantazhit, por fati dhe pritjet e portierit mik, ia mohuan këtë.
Në ndeshjet e tjera të ditë së shtunë të Bundesligës, Leverkusen fitoi 1-0 ndaj Nurenbergut duke ngushtuar në -8 diferecën me Bajernin, ndërsa Shalke u ndal në barazim 1-1 në fushën e saj përballë Mynshengladbahut, po aq sa Augsburg me Freiburgun. Shtutgarti mposhti 0-1 G. Furth të Mërgim Mavrajt, ndërsa Mainci mundi 2-1 Hanoverin.
Top Channel