Zanetti: Kam folur me Snejder

30/11/2012 21:45

E ardhmja e Snejder tek Interi është e varur në fije të perit. Mbi këtë çështje ka folur edhe kapiteni i zikaltërve, Javier Zanetti.

“Kam folur me të si kapiten. I kam thënë ato që kisha për t’i thënë. Nuk di se çfarë do të bëjë ai, por e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje që do të kënaqë të dyja palët”, theksoi argjentinasi për mediat italiane.

Problemi mes Interit dhe futbollistit hollandez është paga e lartë në kontratën e këtij të fundit: “Po përjetojmë një periudhë të vështirë financiare, por besoj se do të gjejmë një zgjidhje.”

“Snejder ka hyrë në historinë e Interit dhe i takon atij të vendosë se çfarë do të bëjë. Nuk e di nëse trajneri do e grumbullojë për ndeshjen e radhës. Interi ka nevojë për të gjithë lojtarët në mënyrë që të rikthehemi protagonistë në kampionat”, shtoi Zanetti.

Top Channel