Video/ Spektakël i Manchester City-t, mund me tre gola Chelsean në Londër dhe kërcënon Arsenalin në garën për titull
Tabloidi britanik ‘The Sun’ ka publikuar të premten se Jose Mourinho do të rikthehet në Angli për të drejtuar skuadrën e Manchester City kur të përfundojë sezoni aktual.
Sipas tabloidit, sheiku Mansour (pronari i klubit anglez) dëshiron me çdo kusht trajnerin e Real Madrid për skuadrën e tij dhe drejtori sportiv i City, Txiki Begiristain, është takuar me Jorge Mendes (menaxherin e Mourinho) në Portugali.
Në këtë mënyrë, ‘Special One’ mund të zëvendësojë në pankinën e ekipit të dytë të Manchester, Roberto Mancinin, i cili në dy sezonet e fundit nuk ka arritur të kalojë as fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve edhe pse ka një skuadër të mbushur me yje.
Gjithsesi, ‘The Sun’ shton se skuadra më favorite për të marrë shërbimet e Jose Mourinho është Paris Saint Germain.
Tekniku i suksesshëm gjithmonë ka shprehur dëshirën për tu rikthyer në kampionatin anglez, ku ka drejtuar më parë Chelsea.
Top Channel