Interi, ide për shkëmbimin Sneijder-Pastore

30/11/2012 13:10

Paris SG dhe Interi mund të bëhen protagonistë të një operacioni merkato që do të dërgojë Sneijderin në kryeqytetin francez dhe do të rikthejë Pastoren në Serinë A.

Lajmi u raportua të premten nga e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas kësaj gazete, secili prej dy futbollistëve, është jashtë planeve të skuadrës aktuale, prandaj mund të përfishet në këtë këmbin, pengesë për të cilin mund të bëhet vetëm paga e lartë e argjentinasit prej pesë milionë eurosh në vit, plus bonuse.

Megjithatë, i telefonuar nga gazeta në Nju Jork, ku ndodhet për një takim pune, Presidenti i Interit, mohoi këtë hipotezë.

”Është një ide, të cilën për herë të parë po ma jepni ju. Unë nuk di asgjë rreth saj”, tha Moratti.

Top Channel