Një tërmet me magnitudë 3,8 sipas shkallës rihter u regjistrua me epiqendër në Detin Adriatik, dhjetë kilometra nga brigjet shqiptare mbrëmjen e së martës.
Lajmi për këtë lëkundje sizmike u raportua nga Instituti Sizmiologjik Italian, në buletinin e tij të përditshëm.
Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit të regjistruar në orën 21.06 ndodhej pranë qytetit të Fierit, ku lëkundja u ndie lehtësisht.
Shqipëria shtrihet në një zonë sizmike, pranë pllakës ndarëse të Mesdheut dhe çdo vit goditet nga dhjetëra tërmete të të një fuqie të ngjashme, ndërsa një herë në mestararisht 15-20 vjet nga tërmete më serioze.
Një tërmet rreth fuqisë 4.0 të shkallër rihter përgjithësisht ndihet nga njerëzit, por nuk është në gjendje të shkaktojë dëme materiale.
Gjatë shekullit të kaluar, vendi ynë u godit nga shtatë tërmete të mesme dhe të forta (shkalla mbi 5.0 sipas richter), në vitet 1906, 1911, 1912, 1942, 1959, 1967 dhe 1982.
Top Channel