Shkeli “fair play”-n, pezullohet Adriano

28/11/2012 12:10

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i UEFA-s vendosi që të ndëshkojë sulmuesin e Shakhtar Donetskut, Luiz Adrianon, me një ndeshje pezullim për shkeljen e rregullores së “fair-play” në ndeshjen e Champions League kundër Nordstjaellandit danez.

Në ndeshjen e zhvilluar javën e shkuar, në avantazhin e danezëve vendas 1-0, Adriano shënoi një gol kur ekipi vendas kishte lënë lojën, në pritje të rikthimit të topit sipas rregullit të pashkruar të lojës së ndershme.

Më pas Shakhtari fitoi takimin me rezultatin 5-2, me Adrianon një protagonist kryesor me tre gola.

Braziliani do të shlyejë pezullimin në ndeshjen e fundit të grupeve, në përballjen me kampionët e Italisë, Juventusin.

Top Channel