Mou: Reali më kompleton karrierën

28/11/2012 15:20

“Erdha tek Real Madrid sepse mendoja se pa këtë ekip, karriera ime do të ishte e paplotësuar.” Këto janë fjalët e Jose Mourinho në një intervistë për televizionin portugez TVI, intervistë në të cilën shpreh edhe mallin që ndjen për Interin, ish-ekipin me të cilin fitoi Tripletën.

“Në Bernabeu kam fituar Ligën e Kampioneve duke drejtuar Interin. Ka qenë plotësimi i një ëndrre të madhe për mua. Më pas, Reali më kërkoi për herë të tretë. Nga njëra anë, doja të fitoja një tjetër kampionat në një shtet tjetër. I thoja vetes se karriera ime nuk do të ishte e plotësuar pa qenë një herë trajner i Real Madrid. Ndërsa nga ana tjetër e dija që kurrë nuk do isha i lidhur me një klub aq sa isha me Interin”, tregon ‘Special One’.

“Interi ishte një familje fantastike. Kishte momente që doja të vazhdoja aventurën në Itali sepse e dija që nëse do të përballem ndonjëherë kundër tyre, do të ndihem keq”, shtoi Mourinho, i cili foli edhe për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve së sezonit të kaluar që Reali humbi me 11-metërsha ndaj Bayern Munchen.

“Jam trajner dhe nuk duhet të besoj tek fati i keq. Si trajner unë mendoj se gjithmonë ka vend për përmirësim me anë të stërvitjes”, nënvizoi portugezi.

Top Channel