Brazili, nesër emërohet trajneri i ri

28/11/2012 15:45

Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Jose Maria Marin, theksoi se ditën e enjte do të emërohet trajneri i ri i Brazilit.

Sipas shtypit karioka, me shumë mundësi do të jetë Luiz Felipe Scolari ai që do të drejtojë Seleçaon në Kupën e Botës “Brazil 2012”.

Scolari ka qenë trajneri që ka fituar botërorin në krye të Brazilit në vitin 2002, eveniment që u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni.

Së bashku me Scolarin do të rikthehet si koordinator teknik edhe Carlos Alberto Parreira.

Para disa ditësh, CBF shkarkoi nga detyra trajneri Mano Menezes për rezultate jo të kënaqshme.

Top Channel