Anthony Hopkins snobon çmimet Oscar. Aktori veteran, i cili ka fituar një çmim Oscar në vitin 1992 për interpretimin e kanibalit Hannibal Lecter, ka theksuar se procesi i votimit “ta shpif”.
Ai tha për ‘Huffington Post’: “Duhet t’i lëpihesh autoriteteve që kanë në dorë ndarjen e këtyre çmimeve dhe mendoj se kjo gjë është e shpifur. Më vjen për të vjellë kur shoh njerëz që sillen mirë me njerëz të tjerë dhe flirtojnë me ta për një Oscar.”
Kur duhen më shumë se dy muaj për listën e nominimeve, ka zëra se 74-vjeçari nga Uellsi është një pretendent serioz për një tjetër çmim, por ai thotë: “Më mori menaxheri për të më njoftuar që duhet të shkoj në Nju Jork sepse mund të jem një nga favoritët kryesorë, por nuk mund ta bëj këtë gjë dhe as më intereson ta bëj.”
Anthony Hopkins ka marrë vlerësime për interpretimin në filmin ‘Hitchcock’, ku interpreton regjisorin Alfred Hitchcock.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet më 24 shkurt të vitit 2013.
Top Channel