Skënderbeu, kampion i dimrit në Superiore

25/11/2012 19:00

Skënderbeu fitoi ndaj Luftëtarit dhe e mbyll vitin 2012 si kampion i dimrit në Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa mposhti 0-1 gjirokastritët, duke e
çuar në 9 pikë diferencën me Kukësin e vendit të dytë. Goli i vetëm i
ndeshjes, dhe i fitores për Skënderbeun, u shënua nga Sebino Plaku në
pjesën e parë.

Përpjeket e shumta të gjirokastritëve për të
barazuar shifrat rezultuan të pasuksesshme, duke bërë që Luftëtari të
mbetet shumë pranë zonës së ftohtë të klasifikimit.

Laçi mposhti
po 1-0 Teutën, rezultat ky që i ka mjaftuar atyre të ngjiten në kuotën e
21 pikëve, po aq sa Kukësi i vendit të dytë. Protagonisti i fitores së
laçianëve ishte Nimani, që i dhuroi 3 pikë kurbinasve.

Ndërkohë,
Apolonia mundi 2-1 Besën, duke marrë dhe fitoren e parë këtë sezon.
Kavajasit shënuan të parët me Sefën, por fierakët e përmbysën lojën në
pjesën e dytë, duke shënuar 2 herë me Ndonin dhe Ribajn.

Top Channel