Prej vitesh, Banka e Shqipërisë, përveç emetimit të monedhës me kurs ligjor, vëmendje të veçantë i ka kushtuar monedhave numizmatike.
Dhjetë vitet e fundit janë realizuar fushata promovuese me tematika kryesisht kombëtare. Në vitin 2001 u prezantuan dy monedha me vlerë 100 dhe 200 lekë me tematikë Integrimi i Shqipërisë në Europë.
Në 90-vjetorin e shpalljes së pavarësisë u hodhën dy monedha me portretet e Ismail Qemalit dhe Naim Frashërit. Në 100-vjetorin e vdekjes së Jeronim De Radës u perkujtua me nje monedhë të posaçme nga Banka e Shqipërisë.
Emetime numizmatike janë bërë edhe me rastin e 85-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet. Nuk është harruar as trashëgimia kulturore dhe antikiteti.
Banka e Shqipërisë nuk la jashtë vëmendjës përvjetorin e 100-të pavarësië. Në kuadër të tij u prezantuan tre monedha numizmatike. Monedhë ari 200 lekë. Në pamjen kryesore është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit dhe në pamjen e pasme portreti i Ismail Qemalit.
Monedhë argjendi 100 lekë. Përveç shqiponjës në pamjen e pare, mprapa është vendosur akti i shpalljes së pavarësisë. Monedhë me metal të thjeshtë 50 lekë. Bie në sy pjesa e pasme, një skulputrë simbolike ku dy duar paraqiten të bashkuara fort me njëra-tjetërn.
Medaljoni i pavarëisë është një tjetër objekt që sjell Banka në këtë përvjetor historik. Medalioni paraqet një stilizim të shqiponjës dykrenore, në krahët e së cilës valëvitet flamuri shqiptar që mban të shkruar vitet 1912-2012.
Top Channel