Gjirokastër, sekuestrohen 30 kg marijuanë

21/11/2012 08:50

Në një operacion antidrogë të policisë së Gjirokastrës janë sekuestruar 30 kg marijuanë.

Gjithashtu policia arrestoi vëllezërit Iqmet dhe Vladimir Ibrushi, nga Berati.

Dy vëllezërit u kapën në flagrancë me lëndën narkotike në zonën e Hormovës.

Policia bëri të ditur se droga vinte nga Lazarati dhe do të transportohej në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA