Cristiano: Ëndrra ime? Fitorja e Champions

21/11/2012 14:30

Cristiano Ronaldo ka folur për tabloidin britanik ‘The Sun’ në prag të ndeshjes që Real Madrid do të luajë ndaj Manchester City dhe ka shprehur dëshirën që ky sezon të përfundojë me triumfin e ekipit të tij në Ligën e Kampioneve.

“Të gjithë jemi të përqendruar në fitoren e Ligës së Kampioneve këtë sezon. Ëndrra ime është që ta marr sërish këtë trofe”, shprehet sulmuesi portugez.

Cristiano vlerësoi edhe trajnerin e tij tek skuadra madrilene: “Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë. Është numri 1. Të punosh me të është fantastike sepse jemi të ngjashëm. Të dy e urrejmë humbjen dhe na pëlqen puna që bëjmë.”

Numri 7 i Realit deklaroi se kampionati spanjoll është më i mirë se ai anglez: “Në Spanjë janë skuadrat më të mira që kanë në gjirin e tyre lojtarët më të mirë.”

Top Channel