Channing Tatum i rikthehet punës

21/11/2012 11:10

Chaning Tatum, aktori që u shpall si mashkulli më seksi në planet nga revista ‘People’, i është rikthyer punës.

32-vjeçari u pa në sheshxhirim ditën e martë për të nisur punën për filmin ‘Foxcatcher’ së bashku me aktorët Steve Carell dhe Mark Ruffalo. Filmi tregon historinë e John du Pont (Steve Carell), i cili vuan nga skizofrenia dhe vret mundësin olimpik David Schultz (Ruffalo).

Tatum luan rolin e vëllait të vogël të Ruffalo.

Regjisori i filmit ‘Foxcatcher’ është Bennet Miller.

Top Channel