Anti-fair play i Luis Adrianos

21/11/2012 00:00

Shakhtar Donetsk fitoi 2-5 në ndeshjen ndaj modestëve të Nordsjaellandit, por më shumë se sa rezultati tenistik, në mendjen e të gjithë futbolldashësve, e sidomos atyre danezë, do të jetë goli anti-fair play i Luis Adrianos.

Vendasit ndodheshin në avantazh 1-0 kur në minutën e 26 të takimit, një kontakt mes Nordstrand dhe një futbollistit të Shaktharit bën që vetë futollistët danezë të ndalin lojën, edhe pse gjyqtari nuk kishte fërshëllyer.

Pas sqarimit të këtij episodi, gjyqtari vendos për një top të dyshimtë megjithëse kontrollin e tij e kishin danezët. Në respektim të fair-play ukrainasit gjuajnë topin drejt zonës kundërshtare, por ai që s’do t’ia dijë për fair-play është Luis Adriano. Braziliani vrapon me shpejtësi drejt topit, lë pas të habitur mbrojtësit danezë, shmang dhe portierin dhe shënon golin e barazimit.

Por 3 minuta më vonë, Nordsjaelland rikthehet sërish në avantazh dhe sikur të mos mjaftonte gjesti i Luis Adriano, të tjerët më pas thanë se rikthyen “drejtësinë” duke u lejuar danezëve golin e avantazhit, megjithëse nga pamjet vështirë të besohet dicka e tillë.

Pas gjestit të Luis Adrianos UEFA njoftoi se ka nisur një
hetim, ndaj tij. Futbollisti brazilian rrezikon një pezullim të rëndë në bazë të
shkeljes së nenit të pestë për rregulloren e sjelljes në fushë. 

Top Channel