Roma, fitore “me ndihmën e arbitrit”

20/11/2012 03:10

Mbrëmja e së hënës, e cila mbylli javën e 13-të të kampionatit italian, nuk mund t’i shmangej “harmonizimit” të frikshëm, sa i përket profilit të gjyqtarëve.

Është pikërisht një penallti e dyshimtë, e vendosur nga gjyqtari mbrapa porte Calvarese, pas faullit të Ogbonna ndaj Marquinho, ajo që vendos takimin e “Olimpico”-s, mes Romës dhe Torinos.

Golin, që zhbllokon ndeshjen, nga pika e bardhë e 11-metërshit e shënon Osvaldo pas 71 minutash lojë, ku nuk ishte bërë asgjë, ose pothuajse asgjë. Kur kishin mbetur edhe 5 minuta nga fundi, erdhi edhe goli i Pjanic, që vulos shifrat në 2-0 për kryeqytetasit e Zeman.

“Quajeni po të doni… përkushtim”, është fraza ironike që ka pushtuar ambjentin sportiv në Itali. Madje, janë edhe dy sy më shumë (arbitri mbrapa porte), që duhet të shohin edhe gjërat më të imtësishme, por pas një fundjave irritimi zikaltër, nuk mund të mungonte e hëna e një furie “granata”.

Pikërisht, sepse edhe kësaj radhe, arbitri i portës shkakton më shumë dëme, duke vendosur rrjedhën e një takimi, që Roma edhe mund ta kishte fituar, por që deri në minutën e 71-të ishte bllokuar në rezultatin 0-0.

Gjithsesi, Roma mposht Torinon dhe ngjitet në kuotën e 20 pikëve, 3 më pak nga Lazio dhe 8 më pak nga vendi i dytë në klasifikim.

Top Channel