Protestat, disiplina ndëshkon Interin

20/11/2012 00:00

Episodi i së dielës ku Interit iu mohua një 11-metërsh në ndeshjen ndaj Kaljarit të mbyllur në barazim 2-2, vijon të shkaktojë polemika e ndëshkime në futbollin italian.

Komisioni i disiplinës së federatës italiane të futbollit ndëshkoi me 2 javë jashtë fushës së lojës fantazistin zikaltër, Antonio Kasano ndërsa trajneri Stramaconi u dënua me një javë më pak.

Masa disiplinore u mor pas deklaratave dhe protestave të këtyre të fundit në lidhje me penalltinë e pretenduar e të mohuar nga gjyqtari i ndeshjes Inter-Kaljari, Piero Giacomelli. Ky i fundit në raportin përfundimtar të takimit ka përfshirë edhe ofendimet dhe protestat e Kasanos dhe Stramaconit pas përfundimit të takimit.

Kasano u ndëshkua për fjalët fyese drejtuar gjyqtarit të takimit në korridoret e San Siros, ndërsa Stramaconi për reagimin e ashpër kundërshtues të një vendimi të dhënë nga gjyqtari i takimit në minutën e 46-të të pjesës së dytë të takimit.

Mes vendimeve të kësaj jave, me një ndeshej Interit do t’i mungojë edhe mesfushori argjentinas Gargano, ndërsa mes stafit teknik i pezulluar me 1 javë është Masimo Karrera për Juventusin.

Top Channel