Man.UTD pritet me protesta në Stamboll

20/11/2012 00:00

Tifozët turq tregojnë edhe njëherë tjetër se nuk janë shumë mikpritës të kundërshtarëve të tyre. Qindra tifozë të Gallatasarajt hodhën sende të forta dhe pankarta kundër Manchester United.

Aeroporti ku zbritën lojtarët e Manchester United u bë pre e sulmit të qindra tifozëve ultras të Gallatasarajt. Dy skuadrat luajnë mbrëmjen e sotme sfidën për grupin H, sfidë vendimtare kjo për skuadrën turke, ndërkohë që anglezët e United kanë siguruar kalimin e grupit.

Tifozët qëlluan me sende të forta në portën hyrëse të aeroportit, ndërsa hodhën pankarta kundër Manchester United dhe në duar mbanin flamuj dhe pankarta në mbështetje të skuadrës së tyre.

Fatmirësisht forca të shumta policie parandaluan përshkallëzimin e incidenteve dhe shmangien e skenarit të 5 prillit të vitit 2000 kur 2 tifozë anglezë gjetën vdekjen nga përleshjet me tifozët turq në Stamboll para, gjatë dhe pas ndeshjes Gallatasaray-Leeds United.

Top Channel