Shevchenko refuzon kombëtaren e Ukrainës

19/11/2012 13:00

Ish-sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko, i tërhequr nga futbolli pas EURO 2012 të zhvilluar në vendin e tij, ka refuzuar një ofertë të Federatës Ukrainase të Futbollit (UFF) për tu bërë trajneri i përfaqësueses.

Sheva e ka konsideruar këtë hap në karrierën e tij si të parakohshëm: “Mendoj se udhëheqja e kombëtares është herët për mua. Shpresoj që drejtuesit të kuptojnë vendimin tim.”

Andriy Shevchenko është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me Ukrainën (111 takime dhe 48 gola). Ish-futbollisti i Milan dhe Chelsea u tërhoq nga futbolli në moshën 36-vjeçare.

Pas një përpjekjeje të dështuar për tu futur në politikë, UFF i ofroi postin e trajnerit të kombëtares pas largimit të Oleg Blokhin.

Top Channel