Lewandowski: Jurgen Klopp ka meritat e suksesit

19/11/2012 12:00

Robert Lewandowski është shprehur se suksesi i Borussia Dortmund në Bundesligë gjatë dy viteve të fundit dhe në Ligën e Kampioneve në sezonin aktual është meritë e trajnerit Jurgen Klopp.

Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, sulmuesi polak i verdhezinjve theksoi: “Mund ta shihni në televizor se sa gëzohet Klopp kur ne shënojmë gol dhe sa inatoset kur ne gabojmë në lëvizjet tona.”

“Ai jeton me futbollin dhe përkushtohet jashtëzakonisht jo vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje. Ai e di se kur duhet të bëjë shaka me ne dhe kur duhet të jetë i rreptë”, shton Lewandowski për teknikun gjerman.

Kampionët e Gjermanisë kryesojnë grupin D të Ligës së Kampioneve ku bëjnë pjesë Real Madrid, Manchester City dhe Ajax. Ndeshja e radhës e tyre do të jetë të mërkurën ndaj Ajax, në Hollandë.

Top Channel