Futbolli në Ditën e Pavarësisë

19/11/2012 00:00

Festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë do t’i bashkohet edhe komuniteti i futbollit shqiptar mbarëkombëtar.

Ashtu sic ka ndodhur 3 vitet e kaluara edhe këtë vit, në ditën kur të gjithë shqiptarët do të festojnë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë do të organizohet për të 4-in vit radhazi në Vlorë turneu “Pavarësia” ku marrin pjesë 5 skuadra Flamurtari dhe Tirana nga Shqipëria, Shkëndija e Tetovës, ekipi i Prishtinës dhe Otranto nga Mal i Zi.

Kësaj atmosfere festive për 100-vjetorin e Pavarsisë i është bashkuar edhe kompania Digitalb që pas një shorteu në ndeshjen e Superligës kosovare Trepçe ‘89 – Prishtina ka dhuruar 5 dekodera HD dhe abonim 3 mujor.

Kjo nismë e Digitalb do të vazhdojë  edhe në ndeshjen Skënderbeu – Flamurtari, Vllaznia – Flamurtari dhe do të kulmojë në finalen e Turneut të Pavarësisë që do të zhvillohet në Vlorë më 27 nëntor.

Top Channel