Burrel, rinovohet stadiumi i futbollit

18/11/2012 00:00

Edhe Burreli tashmë do të ketë një fushë të re futbolli.

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka inaguruar të shtunën para ndeshjes mes Burrelit dhe Dinamos tapetin e ri të stadiumit të këtij qytetit.

Investimi ka kushtuar 23 milionë lekë, ku 52 % e fondeve janë dhënë nga FSHF dhe 48% nga Bashkia Burrel.

Punimet për tapetin e ri të stadiumit të Burrelit kanë nisur në muajin korrik dhe kanë përfunduar gjashtë javë më parë, por tapeti ishte i gatshëm pikerisht për ndeshjen Burreli – Dinamo, i cili përfundoi 1-0 në favor të skuadrës vendase.

Top Channel