Ben Stiller vlerësohet nga kolegët

17/11/2012 00:00

Aktori Ben Stiller është nderuar për kontributin e tij në kinematografi, në ceremoninë e Annual American Cinematheque.

Aktoret Jennifer Aniston, Laura Dern dhe aktori Martin Short nderuan kolegun 46-vjeçar, i mirënjohur për performancat e tij në gjininë e komedisë.

Stiller u bashkohet kështu marrësve të mëparshëm të këtij vlerësimi si Tom Cruise, George Clooney dhe regjisorit Steven Spielberg.

“Do të jetë e dhimbshme për mua të kapërcej këtë vlerësim, që është më tepër si një copë mishi i pjekur”, tha me shaka Stiller.

Mes roleve kryesore të tij spikasin ai i modelit Derek Zoolander, ai i djalit të ndrojtur në “There’s Something About Mary”, me Cameron Diaz, si dhe ai në sagën “Meet the Parents”, përkrah Robert De Niro.

Stiller ka qenë gjithashtu regjisor dhe producent i një seri filmash mes të cilëve “Starsky and Hutch” në vitin 2004, “Tropic Thunder” në 2008, si dhe “Submarine” e “Megamind” në 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA