Një tjetër film për Steve Jobs

16/11/2012 00:00

Një film për Steve Jobs. Kjo është ideja e Aaron Sorkin, producentit amerikan që pas “The Social Network”, kërkon të rikthehet me biografinë e një tjetër ikone të teknologjisë, atë të babait të “Apple”.

Sorkin thotë se për këtë film do të përdorë shënimet e Steve Jobs duke realizuar një skenar të ndarë në 3 pjesë, nga ku secila pjesë do të zgjasë 30 minuta dhe gjithë filmi 90 minuta.

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs i konsideruar si njeriu që revolucionarizoi botën e teknologjisë me risitë si iPad, iPhone dhe iPod ndërroi jetë më 5 tetor të 2011-ës pas kancerit në pankreas.

Dy ditë pas vdekjes u publikua lajmi se Sony Pictures kishte blerë të drejtat për biografinë e tij dhe gjetja e gjuhës së përbashkët për realizimin e filmit mes Aaron Sorkin dhe Sony Pictures nuk do të ishte e vështirë nisur nga fakti që kompania dhe producenti kanë bashkëpunuar në “The Social Network”.

Sorkin thotë se filmi do të bazohet në momentet kyce të jetës dhe karrierës së Jobs, ndryshe nga filmi në realizim e sipër i Joshua Stern ku protagonist është Ashton Kutcher e që pritet të dalë për publikun vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA