Prokuroria e kryeqytetit ka konfirmuar se këtë të premte ka dërguar
fletë-thirrjen e radhës në adresën e  gjyqtarit Neritan Tabaku për ta
pyetur për llogari të hetimeve që janë hapur ndaj tij, edhe pse deri më
tani organi i hetimit ka dështuar në tentativat e tij për ta pyetur.

Një burim konfirmoi për Top Channel se nga të gjitha pikat e kalimit kufitar rezulton se Neritan Tabaku gjatë kësaj periudhe nuk ka dalë jashtë vendit çka do të thotë se gjyqtari ndodhet në Shqipëri. Burimet shtuan  se javen qe vjen prokuroria ka shpresa te kete perballe Tabakun per t’i drejtuar pyetjet per dy ceshtjet per te cilat ai po hetohet e konkretisht per vonesat e zbardhjes se vendimin e Ilir Xhakjes dhe te Jordan Findikut, dosje qe jane mbajtur mbi nje vit pa u arsyetuar.

Hetimet ndaj ish gjyqtarit po zhvillohen per dyshimet e shperdorimit te detyres por edhe pse prokuroia ka depozituar nje seri dosjesh e dokumentash ne Gjykaten e Durresit, ende nuk ja ka dale mbane te kryeje nje nder veprimet me te rendesishme hetimore sikurse eshte marrja ne pyetje e tij. Prokuroria paralajmeroi jo zyrtarisht per Top Channel se nese gjyqtari nuk paraqitet tre dite pasi dorezohet kjo flete-thirrje atehere do te merren masa te tjera sikurse zhvillimet e hetimeve ne mungese, apo edhe marrja si i pandehur ne mungese.

Nje dite me pare edhe KLD shfrytezoi mediat per te njoftur gjyqtarin Tabaku qe te paraqitet ne Keshillin e Lartë të Drejtësisë ne nje mbledhje te posacme qe do te kete ne rend dite pikerisht kerkesen e Ministrise per ta shkarkuar nga detyra. Kjo kërkesë ende e pashqyrtuar vjen ne nje kohe kur gjyqtarit Tabaku i eshte hequr imuniteti dhe eshte pezulluar nga detyra.

Top Channel