
Në dy vitet efundit, rreth 10 përqind e grave në vendin tonë kryejnë lindje të parakohshme, nga 7 për qind që vërehej më parë.
Drejtoresha e Maternitetit ‘Koco Gliozheni’ në Tiranë, Rubena Moisiu tha për mediat se kjo përqindje është rritur si pasojë e ndotjes së mjedisit dhe rritjes së moshës së lindjes.
Por lindjet parakohe janë një prej shkaqeve të vdekshmërisë foshnjore. Mjekja gjinekologe rendit disa prej rreziqeve që prekin foshnjën pas lindjes dhe që mund t’i shkaktojnë asaj vdekjen.
Në konferencën e 6-të ndërkombëtare të perinatologjisë mori pjesë dhe ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo.
Në fjalën e tij ministri pranoi se në Shqipëri ka akoma gra të cilat nuk kanë mundësitë e kontrollit para dhe pas lindjes, si dhe të tjera që nuk mund të lindin. Midis nevojave të një shoqërie në zhvillim sipas ministrit, qëndron një sistem politiko-shëndetësor që, kërkon përmirësimin e gjendjes dhe të kushteve ekzistuese.
Top Channel