Idetë, vizionet dhe ëndrrat e një shqiptari të çmuar që mungon në këtë 100-vjetor pavarësie janë përmbledhur nga gazetarja Rudina Xhunga në librin “12 porositë e Arbën Xhaferit”.

12 intervita të zhvilluara përgjatë viteve, të cilat ish-politikani shqiptar nga Maqedonia në daljet e tij televizive gjithmonë e më të pakta ia rezervoi kryesisht gazetares Xhunga në një raport të besuar profesional që u konsolidua në 12 vite.

“Ky është libri i Arben Xhaferrit, jo imi. Unë jam ura mes tij dhe publikut. Është një libër për ta dashur dhe për ta pasur gjatë”, shprehet Rudina Xhunga.

Ndër temat e diskutuara në këtë libër të publikuar nga botimet “Dudaj” dhe që aktualisht mund të gjendet në Panairin e Librit janë: çështja kombëtare, feja e shqiptarëve, rëndësia e imazhit pozitiv të shqiptarëve dhe Shqipëria etnike.

Një libër që mbart peshën e mendimeve të një njeriu të mençur dhe sikurse e përshkruan vetë autorja një vështrim më i qartë i dritës në fund të tunelit të Shqipërisë etnike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA