Pasi ka kënduar për diktatorin e Guinesë Ekuatoriale, Julio Iglesias këtë radhë do të këndojë me një kryetar shteti. Këngëtari veteran spanjoll do të ndajë skenën me presidentin e Haitit, Michel Martelly, në një koncert bamirësie që do të mbahet në Republikën Dominikane më 28 dhjetor.
Zëdhënësi i pallatit presidencial të Haitit konfirmoi lajmin. Mësohet se presidenti haitian ka qenë një këngëtar i njohur në vendin e tij.
Ky koncert ka bërë që të lindin sërish polemikat mbi pikëpamjet politike të Julio Iglesias, i cili pas koncertit për Teodoro Obiang, diktatorit të Guinesë, u pa me sy të keq nga opinioni publik spanjoll.
Julio Iglesias mori një shumë të madhe parash për një koncert ku ishin të pranishëm shumë pak persona pasi në treg u nxorrën një numër i kufizuar biletash me një çmim prej 750 eurosh.
Top Channel