Hudgens: Nuk xhiroj kurrë më skena erotike

16/11/2012 16:10

Vanessa Hudgens është shprehur se skena e parë e saj erotike në kinematografi (në filmin e saj më të fundit ‘Spring Breakers’) e ka tronditur jashtë mase. Në filmin provokativ, aktorja 23-vjeçare është e përfshirë në një skenë intime treshe, ku protegonistë janë edhe James Franco e Ashley Benson.

Në një intervistë për revistën kanadeze ‘Glow’, Hudgens thekson: “Ishte shumë e sikletshme për mua. I thashë agjentit tim që nuk do xhiroj më kurrë skena erotike.”

Sipas ‘E!News’, filmi ‘Spring Breakers’ është i mbushur me skena seksi ku katër shoqe ngatërrohen me një trafikant droge të rrezikshëm.

Vanessa Hudgens aktualisht është e lidhur me aktorin dhe muzikantin Austin Butler.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA