Një çift bashkëshortësh 40-vjeçarë britanikë u bënë protagonistët e një ngjarje sa të pakëndëshme aq edhe të rrezikshme në Afrikën e Jugut.

Chris Hare dhe Helen Jennings ndodheshin në muajin e mjaltit në Afrikën e Jugut dhe në itinerarin e vizitave të tyre ishte edhe bota e egër në parkun natyror të Krugerit. Teksa po udhëtonin me makinën e tyre, befas nga pemët në anë del i tërbuar një elefant.

Kafsha gjigante, ndoshta e trembur “arsyetoi” se britanikët ishin të paftuar dhe i vërsulet automjetit, ngul dhëmbët në pjesën e pasme të makinës dhe megjithë forcën përmbys automjetin.

Fatmirësisht goditja ishte në pjesën e pasme të automjetit dhe jo përpara ku ndodheshin dy turistët britanikë, që i kanë shpëtuar paq sulmit të elefantit.

“Elefanti sulmoi makinën në pjesën e pasme të saj, nguli dhëmbët, e ngriti lart dhe pasi e ktheu përmbys u largua qetësisht”, thotë një dëshmitar nga vendngjarja, autor i këtyre fotove.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA