Depresioni i Catherine Zeta-Jones

16/11/2012 00:00

Catherine Zeta-Jones rikthehet në qendër të vëmendjes, e këtë herë ka zgjedhur që këtë ta bëjë nëpërmjet një interviste dhënë për revistën amerikane InStyle.

Aktorja uellsiane ka rrëfyer ditët e vështira të depresionit, ditë që tani i ka hedhur pas krahëve dhe për këtë falenderon bashkëshortin e saj, Michel Douglas.

Rreth një vit e gjysmë më parë ajo u shtrua në një spital për shkak të çrregullimeve mendore të shkaktuara nga depresioni. Ajo pranon se vuan nga një lloj i rrallë depresioni e quajtur “sindroma bipolare”.

Aktorja rrëfen momentet e hipermanisë, një gjendje depresive e vazhdueshme që shpesh i prishte ekuilibrin mendor, luhatje humori aq shumë sa e vendoste në siklet atë dhe personat që i qendronin pranë.

E keqja ka kaluar tashmë, thotë ajo e vendosur për të kontrolluar të gjitha sindromat e sëmundjes dhe për këtë falë ndihmës së madhe të bashkëshortit Michel Douglas, 25 vjet më i madh në moshë me të cilin u martua në vitin 1998 dhe baba i dy fëmijëve të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA