Xi Jingpin, lideri i ri i Kinës

15/11/2012 08:00

Xi Jinping është njeriu që do të drejtojë Kinën për 10 vitet e ardhshme dhe që në momentin e konfirmimit foli për sfidat e mëdha me të cilat përballet Partia Komuniste dhe korrupsionin që duhet frenuar.

Xi kryesoi Komitetin e Politbyrosë në podiumin e Hollit të Madh të Popullit në Pekin, çka sinjalizon ngritjen e tij në majë. Liderët e rinj, tha ai, duhet të punojnë shumë në mënyrë që të përmbushin pritshmëritë e popullit të vet dhe ato të historisë.

Xi Jinping zëvendëson në krye të shtetit kinez Hu Jintao-n, nën drejtimin e të cilit vendi ka pasur një dekadë rritjeje të jashtëzakonshme ekonomike. Lëvizja shënon kalimin zyrtar të pushtetit nga një brez tek tjetri.

Më herët, Xhintao dha dorëheqjen duke i hapur rrugën zëvendëspresidentit Jingping për të marrë postin më të lartë drejtues të Kinës. Në podium, në krah të tij ishte edhe Li Keqiang, njeriu që do të zërë vendin e kryeministrit Ëen Jiabao, si dhe 5 politikanë të tjerë. Kjo do të thotë se organizata më e fuqishme vendimmarrëse, Komiteti Politbyro, është reduktuar nga 9 anëtarë në 7.

Anëtarët e Komitetit caktohen nga grupi i të moshuarve të partisë përmes një procesi të fshehtë. Liderët e rinj do ta marrin gradualisht pushtetin muajt e ardhshëm. Zyrtarisht, presidenca e Hu Jintao-s mbyllet në sesionin e përvitshëm parlamentar marsin e 2013-tës.

Kinë, udhëheqja e re me emra të njohur

Fytyrat e reja të lidershipit kinez nuk përbëjne surpriza të mëdha, të gjithë janë pjesë e listës së favoriteteve të përmendur gjerësisht në media. Reshtimi ri tregon se ish lideri 86-vjecar, Jiang Zemin, vazhdon të ketë shumë influence, sepse të paktën 4 nga shtatë anetaret e rinj te komitetit Politbyro, konsiderohen njerez te tij.

Tre aleatet e liderit ne largim nga ana tjeter, Hu Xhintao, nuk arriten te behen pjese e organizmit me te rendesishem vendimarres te vendit. Hu u terhoq edhe nga posti i kryetarit te Komisionit Qendror Ushtarak, cka tregon se ai po heq dore nga cdo pozicion ne pushtet dhe me sa duket, deshiron t`i qendroje plotesisht larg jetes politike.

Perspektiva e nje reforme politike tani duket e larget, sepse shumica e drejtuesve te rinj shihen si konservatore. Sfidat me te medha mund te jene te nje drejtimi tjeter. Reformat ekonomike e kane shnderruar Kinen ne ekonomine e dyte me te madhe te globit. Por popullsia e saj prej 1,3 miliarde banoresh dhe permasat kontinentale nenkuptojne se sfidat me te cilat perballen lideret e rinj jane te medha.

Suksesi ekonomik i vendit ka nxjerre 500 milione vete nga varferia. Megjithate modeli qe funksionoi jashtezakonisht mire gjate viteve te para te zhvillimit, tani ka nevoje per ndryshime. Analiste vendas dhe perendimore mendojne se ekonomia kineze duhet ribalansuar per t`i dhene me shume peshe konsumatoreve ne vend te investimeve. Kompanite shteterore qe dominojne shume sektore duhet te hapen ndaj konkurrences.

Dhe ne vend qe t`i jape mbeshtetje te pakufizuar ketyre gjigandeve, qeveria duhet te ndihmoje sipas eksperteve, kompanite e vogla dhe ato te mesme, sepse me te gjithe gjasat ato sigurojne rritjen e se ardhmes dhe vendet e punes. lideret kineze ishin pajtuar me keto objektiva, te pakten ne deklaratat zyrtare. ceshtja eshte qe pak kane bere ne te vertete per zbatimin e tyre ne praktike. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA