“Tenisti” Leonardo Di Caprio

15/11/2012 14:50

Leonardo Di Caprio duket se nuk ka aftësi vetëm si aktor pasi 38-vjeçari tregoi edhe lëvizje profesioniste në një fushë tenisi gjatë xhirimit të skenave të filmit të tij më të ri: ‘The Wolf of Wall Street’.

Di Caprio shërbeu shumë mirë dhe nuk kishte aspak probleme me kalimin e topave nga ana tjetër e rrjetës në sheshxhirimin në Bruklin të Nju Jorkut.

‘The Wolf of Wall Street’ është bashkëpunimi i pestë mes Leonardo Di Caprio dhe regjisorit Martin Scorsese.

Protagonisti i ‘Titanic’ do të interpretojë në këtë film përkrah aktorëve Jonah Hill, Matthew McConaughey, Jon Favreau, Jean Dujardin dhe Gene Hackman.

Top Channel