Dy manjatë të 8Quadrat Development po planifikojnë të ndërtojnë atë që mediat e quajnë “supermarketi i prostitucionit”.

Bëhet fjalë për projektin e një shtëpie publike gjigante që në rast realizimi do të kushtojë 15 milion euro, do të punësojë 80 deri në 120 persona dhe do të jetë në gjendje të presë deri në 1 mijë “klientë” brenda 24 orëve.

Projekti, që me shumë gjasa do të quhet FunMotel, është ende në fazën fillestare dhe në fushatën e marketingut që ka nisur tashmë premtohet “gjithçka në shërbim të klientit”.

Vendndodhja: megjithëse është ende sekret zona e saktë, projektuesit po mendojnë diku në zonën jugore të Vjenës në Austri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA