Merqez Gaxha eshte 67 vjeç. Vuan prej shumë vitesh nga diabeti dhe për fatin e tij të keq, ka jetuar gjatë pa e ditur se e kishte këtë sëmundje. Ndërkohë, përparimi i saj kishte dëmtuar funksionin e veshkave.

“Kisha dhjetë vjet pa e konstatuar sëmundjen, prandaj dëmi ishte bërë. E ndieja veten keq, veshkat më krijonin shumë probleme dhe kalova në hemodializë”, shprehet i moshuari.

Përpos vështiresive qe i sjell mbartja e diabetit, tani 67-vjeçari duhet te kryeje ne nje cikel rutine, tre here ne jave hemodializen. Nje pajisje qe ne mungese te veshkes, kryen pastrimin e gjakut, duke zevendesuar funksionin e saj.

“Kam filluar të kryej hemodializën nga maji 2010 dhe vazhdoj ta bëj. Në fillim mendova se ishte në një gjendje shumë problematike, por me ndihmën e hemos u përmirësova dhe mund të kryej një jetë thuajse normale”, thotë Gaxha.

Merqezi e jeton diten e tij me shume kufizime. Perpos dietes dhe aktiviteteve fizike te pakta, ai nuk mund te qendroje dot larg kesaj pajisjeje qe e zgjat ciklin e tij te jetes.

“Lëvizjet janë kufizuar, edhe mundësia është kufizuar, nuk mund të largohem siç mund ta bëjë një njeri normal, larg vendit ku banoj dhe bëj dializën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA